Miratohet përmbajtja e fletës së votimit për zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë

Miratohet përmbajtja e fletës së votimit për zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë

Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për Kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, për përsëritjen e zgjedhjeve, të datës 23 Korrik 2023. Fleta e votimit do të jetë e njëjte me fletën e përdorur në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, por do të ketë shënimin “Zgjedhje e përsëritur për Kryetarin e Bashkisë të datës 23 Korrik 2023”. Gjithashtu, u miratuan materialet zgjedhore dhe dokumentacionin e punës që do të përdoren në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, të datës 23 korrik 2023. Në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë do të përdoren materialet zgjedhore që plotësojnë karakteristikat e përcaktuara në vendimin nr. 223, datë 7.12.2022, të Komisionarit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Mbi përdorimin në procesin zgjedhor të disa materialeve dhe përcaktimin e karakteristikave të përgjithshme të tyre në përdorim”. Për vendosjen e materialeve zgjedhore do të përdoren kutitë e votimit, kapaku i të cilave do të jetë i vulosur me kodin e pestë nga KQZ, dhe të identifikuara me shenja dalluese si kuti të materialeve zgjedhore. KZAZ-të dhe KQV-të do të përdorin dokumentacionin e punës, të prodhuar për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, me shënimin me ngjyrë të kuqe “Përsëritje e Zgjedhjeve për Kryetar Bashkie 23.7.2023”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy