
Zgjedhja e presidentit është sfida e parë për qeverinë më të re të vendit në Kosovë.
E hëna e ardhshme është data e fundit kur vendi duhet të ketë presidentin e ri, pasi kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës.
Mandati aktual i presidentit skadon me 5 maj, andaj sipas ligjit dita e fundit kur duhet të zgjidhet presidenti është 5 prilli.
Mediat në Kosovë, duke ju refëruar Kushtetutës së vendit, parashikojnë se nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 5 prill Kosova do të përballet me një situatë të re. Sipas tyre, nëse tejkalohet edhe 5 prilli, do të provohet deri me 5 maj ku do pas kësaj date Kosova do të përballet me një krizë kushtetuese të paprecedentë.
PDK e AAK janë deklaruar tashmë se nuk do të marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit të ri.
Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.
Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Ndërkohë, nesër pritet të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, për funksionalizimin e komisioneve parlamentare.
Në të njëjtën datë pritet të betohen edhe deputetët e rinj, që kanë zëvendësuar ministrat në Qeverinë Kurti 2.



