Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë e Kavajës akuzoi Partinë Demokratike se Kavaja që ishte djepi i demokracisë, u kthye nga Saliu dhe PD në kazanin e tradhtisëpër.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë hodi akuza ndaj opozitës për bojkotin e zgjedhjeve për kryetar bashkie që do të zhvillohen më 7 maj në këtë qytet.
“Ky është sheshi ku në vitet 90 kavajasit dolën ku të rinjtë dolën për të kërkuar demokracinë. Kavaja që ishte djepi i demokracisë, u kthye nga Saliu dhe PD në kazanin e tradhtisë. Asgjë s’u bë për Kavajën. E lanë në pikë të hallit, e lanë pa rrugë, pa drita, pa shpresë. Sot duan të rikthehen në Kavajë dhe nuk duan të rikthehen në një garë, për t’u gjykuar me votë. Por duan të rikthehen për të bllokuar rrugën e Kavajës dhe të ardhmen. Duan të rikthen dhe të ndalojnë orën e Kavajës siç e ndaluan për çerek shekulli. Për të përplasur qytetarët, familjet e zakonshme, duke i përçarë..”, tha Rama.
Rama i tha të pranishëmve nëse keni kushërinj e miq që janë me PD, mos i lini vetëm, hapini krahët e përqafojini e thoni që nuk është fundi botës. Kavaja është Shqipëria. Sipas kryeministrit në këtë qytet, më shumë se në asnjë vend tjetër, duhet të punojmë me zemër, për t’i dhënë një shembull Shqipërisë, që socialistë e demokratë mbi të gjitha kanë Shqipërinë, drejtësinë, ekonominë, punësimin dhe për të gjitha këto duhet të pushojmë gjykatësit e korruptuar. Rroftë Kavaja, rroftë Shqipëria.
“Ne po bëjmë takime me votuesit e parë, me të reja dhe të rinj, asnjëherë më parë votuesit e parë nuk kanë qenë kaq të shumtë në mbështetje të PS dhe kjo shqetëson dhe mërzit e dëshpëron të tjerë, ata që janë ngujuar në çadër. Saliun, Lulin dhe grupin e tyre që kanë frikë nga drejtësia. Mbi vajzat dhe djemtë që bashkohen në takimet tona, bëjnë çmos të tregojnë një gënjeshtër të madhe që këto takime organizohen si Saliu dikur që mbyllte shkolla. U kërkonte votat fëmijëve”, theksoi kryeministri Rama.



