Sejamini: Berlusconi nuk la ndonjë gjurmë në politikë, revolucionin e bëri në media
Karriera dhe jeta e ish kryeministrit italian, Silvio Belusconi, është diskutuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku analisti Neritan Sejamini deklaroi se Berlusconi bëri një revolucion në media, duke sjellë programe me vajza të zhveshura, të cilat rritën audiencën e mediave të tij dhe ndryshuan rolin e mediave, duke e ndihmuar edhe atë të fitojë popullaritet.
Sipas tij, pavarësisht kësaj Berlusconi nuk ka lënë ndonjë gjurmë të madhe në politikë me reforma, veç figurisë së tij atipike dhe skandaleve.
"Berlusconi bënte gjëra që vetëm italianët mund t’ja falnin. Një gjerman, anglez, etj, nuk mund ta imagjinonin që një politikan të ketë këtë sjellje dhe të pranohet. Vetëm në Itali mund të ndodhte kjo gjë. Berlusconi qe edhe krijesë e Italisë, por vetëm në Itali mund të merrte këto përmasa.
Ai bëri një revolucion në media, ndryshoi rolin e mediave, duke sjellë programe me femra të bukura, me gjoksin përjashta, filmat amerikanë, etj.
Ai krijoi audiencë të jashtëzakonshme. Atë që bëri ai në televizion ishte revolucion. Këto programet si "Fiks Fare", "Stop", "Xhadat", Berlusconi i bënte në vitet 80', por ne vazhdojmë akoma, aty kemi ngelur. A i bën mirë apo keq politikës? Kur vijnë në politikë, janë njëlloj si në biznes, jashtë rregullave te lojës, shkojnë dhe trondisin politikën. Para se të kishim Trump, kishim Berlusconin. Janë persona që shokojnë, trondisin. Berlusconi nuk ka lënë ndonjë lloj gjurme në politike, por solli tronditje".
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.