Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Tiranë protesta e 28 kundër qeverisë Rama dhe politikës së vjetër.
Temperaturat e larta nuk ndalën protestuesit të cilët u mblodhën sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ku përsëritën kërkesat e tyre të panegociueshme për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.



