
Ministri holandez i Drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus, kritikon vendimin e opozitës për të djegur mandatet.
Gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologen në Tiranë, Etilda Gjonaj, Grapperhaus tha se Kuvendi mbetet forumi ku duhen trajtuar të gjitha çështjet kritike.
“Protestat janë një element i rëndësishëm i demokracisë. Në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë për të protestuar. Më vjen keq që kemi patur raste dhunë në Shqipëri. Më vjen keq që opozita ka marrë vendim të djegë mandatet. Dalja nga Kuvendi nuk është mënyrë për zgjidhjen e problemeve në mënyrë demokratike. Kuvendi është forumi ku duhet trajtuar çështjet kritike për vendin dhe është baza, themeli i çdo demokracie”, u shpreh ministri holandez.



