Rama inspekton punimet në hidrocentralin e Moglicës, i pari central nëntokësor dhe diga e dytë më e lartë në botë

Rama inspekton punimet në hidrocentralin e Moglicës, i pari central nëntokësor dhe diga e dytë më e lartë në botë

Kryeministri Rama inspektoi sot punimet për ndërtimin e HEC-it të Moglicës, që bashkë me HEC-in e Banjës, si pjesë e Kaskadës së Devollit, pritet të rrisin me 17% furnizimin me energji.

Gjatë inspektimit, një nga drejtuesit e punimeve zbuloi detajin që e bën këtë ndërtim një vepër unikale.

Për herë të parë në Shqipëri, një central prodhimi do të ndërtohet nëntokë. Diga e Moglicës do të lidhet me centralin e prodhimit nëpërmjet një tuneli 11 km të gjatë, i cili do të ndërtohet brenda në shkëmb.

“11 kilometra tunele nga këtu te centrali i prodhimit, i cili do të jetë nëntokë. Ky do të jetë centrali i parë i ndërtuar në Shqipëria nëntokë,” shpjegoi një nga drejtuesit e punimeve.

“Po ashtu, me një lartësi prej 160 metrash, diga e Moglicës është një ndër digat më të larta në botë në llojin e saj. Është një ndër më të lartët në llojin e tij. Mendoj se është vetëm një në Kinë që është pak më e lartë, por është thuajse e njëjta. Është një ndërtim unikal dhe shumë i madh,” theksoi një nga inxhinierët zbatues.

Punimet për ndërtimin e hidrocentraleve që kanë nisur në 2015 dhe përveç investimit në veprën energjetike, kompania ka investuar 60 milionë euro në infrastrukturën rrugore, në zonën e Devollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy