
Partia Demokratike dega Lushnjë ka reaguar pas kërkesës së PD-së në KQZ për të verifikuar kandidatin e Shtëpisë se Lirisë Elton Bano. Në reagimin e saj PD shkruan se cilido që kërkon besimin e qytetarëve, qoftë edhe kur përfaqëson Shtëpinë e Ilir Metës, ka detyrimin të jap shpjegime për të kaluarën e tij.
Më tej theksohet se fshehja e procedimeve apo dënimeve nga autoritetet ligjzbatuese të huaja, jo vetëm ndalon zgjedhjen apo kandidimin, por përbën vepër penale që dënohet me burgim.
Gjuha e rrugës nuk është model politik. As kopjimi i sjelljes së Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, etj nuk është shpëtim. As viktimizimi nuk është zgjidhje. Cilido që kërkon besimin e qytetarëve, qoftë edhe kur përfaqëson Shtëpinë e Ilir Metës, ka detyrimin të jap shpjegime për të kaluarën e tij. Askush nuk duhet të ketë frikë nga asnjë proces verifikimi. Përgjigja e institucioneve do bëjë transparencë për qytetarët e Lushnjes dhe pastërtinë e figurës së secilit kandidat.
Partia Demokratike ka paraqitur pranë KQZ informacionin e plotë për dënimin për vjedhje të kandidatit të LSI-PDK Elton Ilir Bano, që duhet të konfirmohet zyrtarisht edhe nga autoritetet ligjzbatuese angleze. Kushdo duhet të ruaj qetësinë dhe të jetë i vërtetë me votuesit. Fshehja e procedimeve apo dënimeve nga autoritetet ligjzbatuese të huaja, jo vetëm ndalon zgjedhjen apo kandidimin, por përbën vepër penale që dënohet me burgim. Ne jemi të vendosur të kërkojmë respektimin e ligjit ndaj kujtdo dhe nga kushdo. Ky është modeli ynë, respekt ndaj qytetarëve dhe ndaj ligjit.
Më herët Partia Demokratike i kërkon KQZ-së verifikimin e kandidatit të Sali Berishës për bashkinë e Lushnjes për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Përmes një kërkese drejtuar KQZ, PD shkruan se në bazë të ligjit të dekriminalizimit, kandidati i koalicionit "Shtëpia e lirisë" në Lushnjë Elton Bano, ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe duke mos e deklaruar në formular ashtu siç e parashikon ligji.



