
Një operacion i zhvilluar gjatë orëve të fundit mes Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Anti-Terrorit, GJKKO-së dhe Policisë është përmbyllur me arrestimin e 20 ish-anëtarëve të MEK-ut në Shqipëri.
Nga të dhënat paraprake zbulohet se hetimi ka nisur pas dyshimeve për spiunazh të lidhura me qeverinë iraniane.
Me urdhër të GjKKO-së janë kryer edhe disa kontrolle banesash dhe zyrash.
Në këto hapësira qëndronin personat të cilët kryenin aktivitete të ndryshme.
Muxhahedinët iranianë, të quajtur ndryshe “opozita iraniane” ndodhen prej kohësh në emigrim.
Dyshohet se këta persona ishin të infiltruar nga regjimi i RAISIT, në Iran.
Një prej personave që dyshohet si drejtues i ish anëtarëve të MEK është edhe shtetasi Hassan Heyrani.
Grupimi u krijua në vitin 1965 nga Lëvizja Çlirimtare e Iranit, me themelues Mohammad Mossadegh, kryeministri i rrëzuar në një grusht shteti të vitit 1953 të orkestruar nga Britania dhe SHBA-të.
Muxhahedinët u krijuan në Irak në kulmin e luftës me Iranin, duke luftuar përkrah trupave të Sadam Huseinit.
Pas rrëzimit të Sadamit në 2003, muxhahedinët u çarmatosën zyrtarisht dhe u rigrupuan në një kamp në Ashraf, pranë kufirit iranian me Irakun. Ajo u bë baza më e madhe e tyre, ku strehohen 3 mijë e 500 mbështetës të grupit.



