Basha akuzon Ramën për negociatat me BE dhe "thumbon" ambasadorët

Basha akuzon Ramën për negociatat me BE dhe "thumbon" ambasadorët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në lidhje me 2 korrikun, ditën kur shqiptarët hynë në ambasada për të fituar lirinë, foli për procesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Sipas tij Shqipëria nuk mund të përfitojë nga ky proces duke pasur një kryeministër të lidhur me drogën. Kryedemokrati është skeptik kur thotë se sa u hapë në 2016, sa u hapën këtë vit, aq do hapen edhe qershorin e ardhshëm.  

Nuk hapen negociatat me kryeministër të lidhur me drogën, nuk hapen negociatat me ministër të lidhur me drogën. Me ekonomi të drogës dhe krimit nuk hapen. Opozita e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, duke u thënë evropianëve të vërtetën në sy dhe duke u thënë kështu është siç thoni ju. Çlirimi nuk do të vijë duke i dhënë falje Edi Ramës, por duke i treguar Edi Ramës, derën, duke larguar këtë qeveri. Vetëm çlirimi i politikës nga krimi hap negociatat. Nga oligarkët, pesë oligarkë kontrollojnë sot Shqipërinë. Ky që bën stadiumin me kullë dhe që pastron paratë e drogës për llogari të Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit, ky merr çdo tender”, tha Basha.

Basha thumboi edhe ambasadorët e huaj në Shqipëri për negociatat kur tha se problemi këtu nuk është komunikimi opozitë-qeveri, por qeverisë së lidhur me krimin.

Më vjen keq që edhe sot ka pasur investime Don Kishoteske, nga ndonjë i huaj, që është vegla e Ramës. Problemi këtu nuk është komunikimi opozitë-qeveri, por qeverisë së lidhur me krimin. BE ka folur qartë, nuk e pranon mashtrimin, ai ka pasur edhe dëshmitarë të rremë që nuk kanë parë krimin, korrupsionin dhe drogën. Në Europë hyhet vetëm me të vërteta. Nuk i ka mbyllur dyert konflikti politik, ata që thonë këtë janë mercenarë të Ramës. Ndërsa përsqatjet që ‘hajde puthuni’ janë anti-europiane, pasi demokracia europiane ka në themel antagonizmin. Si u shërbehet qytetarëve duke u bërë fresk apo duke u përballur? ‘Jo bashkëpunimi, jo puthuni, jo kërceni bashkë’, ne nuk bashkëpunojmë me qeverinë e krimit dhe drogës”, tha Basha.

Duke folur për godinën e teatrit, Basha u shpreh se aty Rama do të ndërtojë kulla duke pastruar paratë e drogës dhe duke fituar 200 milionë euro.

Gjithçka që kanë marrë, ne do ta zhbëjmë. Me ligj duan ta marrin teatrin, por nëse e hedhin këtë hap do të përballen me vendosmërinë totale të opozitës dhe shqiptarëve. Në orën 7 t'i bashkëngjiteni artistëve të vërtetë. Në atë projekt grabitës monstruoz, ku pastrohen paratë e drogës. 50% do t'i marrë Edi Rama. 200 mln euro fitim. Prandaj vijnë makinat me euro”, u shpreh kreu i opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy