
Regjisori dhe gazetari Kastriot Çipi tha në “MCN Informacion” se PS nuk do t’i marrë mandatet për të formuar qeverinë.

Sipas tij do gjithçka do të varet nga lojërat në prapaskenë dhe blerjet e deputetëve.
Çipi thekson se Rama sot po adhurohet më shumë se Enver Hoxha, çka është e rrezikshme për demokracinë.
"A do të jetë e mjaftueshme sasia e votave që do marrë PS për të bërë qeverinë e vetme, unë këtë e dyshoj shumë. Gjasat janë që do ketë goxha më pak se 70 mandate. As 70 mandate s’besoj se do t’i bëjë. Gjithçka do të varet me lojëra në prapaskenë, me blerje deputetësh, nga shpallja e rezultatit deri në shtator kur do bëhet qeveria. S’do jetë çudi që do blejë deputetë, që kanë hyrë si kundërshtarë të Ramës dhe Berishës në zgjedhje.
Rama është në politikë që nga viti 98’. Një njeri që s’ka të ndalur në krijimin e kultit të individit. (Rama) po adhurohet më shume se Enver Hoxha kur ishte gjallë dhe kjo është shumë e rrezikshme për demokracinë. Ka paguar PD 6 milionë euro për lobim, ka shkelur ndonjë ligj?!"



