Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga sot qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga sot qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Izrael pa pasur nevojë për vizë, një mundësi e re që rrit lëvizshmërinë dhe mundësitë për turizëm dhe biznese ndërmjet dy vendeve.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv ka njoftuar sot se është ratifikuar marrëveshja për heqjen e vizave mes dy vendeve, Kosovë-Izrael.

Gëzohem t’ju njoftoj se marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë.

Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave. 

Ky zhvillim pason liberalizimin e vizave me shtetet e zonës Schengen, që u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë për deri në 90 ditë brenda gjashtë muajve pa viza.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy