Rama në Spanjë, nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme

Rama në Spanjë, nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme

Në vizitën e parë zyrtare të nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve mungoi një konferencë e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut spanjoll Pedro Sanchez.

Gjatë kësaj vizitë, liderët firmosën dy marrëveshje bashkëpunimi. Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së Spanjës për bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë dhe marrëveshjen shtesë te konventës europianë për ekstradimin e vitit 1957.

Bashkëpunimi politik, ekonomik dhe kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë ishte fokusi i diskutimit midis shefit të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit spanjoll.

Me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez ku nënshkruam edhe dy marrëveshje: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957 . Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë”, shkruan Rama.

Gjithashtu, Rama u prit dhe nga presidentja e kongresit të deputetëve të Spanjës Merixell Batet si dhe zhvilloi takime me sekretaret e shtetit për evropën e për tregtinë, industrinë dhe turizmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy