
Gazetari Mariglen Kume në MCN Live ka komentuar për raportimin e një dite më parë të kreut të SPAK Altin Dumani në Kuvend ku u shpreh se reagimi i krijuar nga opozita ka ardhur si rezultat i një mesazhi të dërguar nga Berisha në drejtim të grupit parlamentar të PD.
Ai bënë me dije se Berisha u ka kërkuar deputetëve që të kenë një vëmendje të shtuar gjatë raportimit lidhur me institucionet e drejtësisë duke u ndalur veçanërisht te dopio standardi që sipas tij po përdor SPAK.

Dje problemi qëndronte që vetëm dje u mblodhën të gjitha institucionet e pavarura për të raportuar duke e bërë atë një seancë maratonë. Që nga e diela në drekë Berisha i ka dërguar një mesazh deputetëve në grupin parlamentar që supozohet se bënë mbledhje, ka qenë një mesazh dhe ka kërkuar të ketë vëmendje të shtuar në çështjen e raportuar të institucionit të drejtësisë ku përmendej dhe dopio standardi i SPAK, prandaj u pa dhe ai reagim.
Direktivat kanë qenë të Berishës. Piketat janë të caktuara nga Berisha, por jo pyetjet. E gjithë vëmendja e shtuar e gjithë grupit parlamentar të PD kryesisht ishte e përqendruar te drejtësia.
Më tej duke komentuar fjalën e Fatmir Xhafaj ku shprehej se drejtësia nuk është garë me statistika, Kume tha se dosjet ku përmenden emrat e zyrtarëve të lartë janë ato që marrin më tepër vëmendje.
Xhafaj është brenda kritikëve dhe i bënë ato me statistika. Që në fillim të raportit të tij Dumani iu referua shifrave, por duke qenë se janë dhe dosje që kanë pasur brenda tyre zv.ministra, zyrtarë të lartë marrin atë vëmendje të shtuar publike dhe mbase kjo ka qenë kritika e Xhafaj, por mua më duket se më kritikë dhe problematikë për të është qeverisja e sistemit të drejtësisë, duket sikur ka shumë rezerva për ILD, KLP, KLGJ sepse ka një perceptim se drejtësia e re po veprojnë njësoj si ato të vjetrat.



