Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Ai është pritur në Aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mirëpret në Tiranë, kryeministri e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po vend për herë të parë në një të Ballkanit Perëndimor”, njofton Ministria e Jashtme.
Pjesë e agjendës së Mitsotakis, sipas mediave greke, do të jetë edhe çështja “Beleri”. "Ekathemerini" shkruan se çështja “Beleri” mund të bllokojë shpresat e Shqipërisë për integrimin e Bashkimin Europian.



