Gjykata e Lartë, Yuri Kim: Sa shumë keni arritur në 4 vite! Duhet të ofrohet drejtësi për njerëzit

Gjykata e Lartë, Yuri Kim: Sa shumë keni arritur në 4 vite! Duhet të ofrohet drejtësi për njerëzit

Ambasadorja Yuri Kim theksoi sot se Reforma në Drejtësi është kaq e rëndësishme, jo vetëm si kusht për BE-në, por sepse është kërkesë e popullit shqiptar.

Duke folur në Konferencën e KLP, Yuri Kim tha se është arritur shumë në 4 vite, pasi më parë Gjykata e Lartë kishte vetëm një gjyqtar.

Drejtësia nuk e ka pasur punën e lehtë dhe shpresojmë që ajo të arrijë rezultate të larta. Që ajo të sjellë drejtësi për shtetasit shqiptarë. Ju keni krijuar Këshillin për promovimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe ne jemi në mbështetje jo vetëm KLP por të gjithë Reformës në Drejtësi. Reforma në drejtësi është e rëndësishme jo vetëm sepse është një kusht për integrimin në Bashkimin Evropian, por është një kërkesë e vetë popullit shqiptar. Shikoni sa shumë keni arritur, 4 vite më parë në Gjykatën e Lartë kishte vetëm një gjyqtar, por sot janë një trup e plotë, mungojnë vetëm 3 të cilët besojmë se do të plotësohen së shpejti. Gjykata Kushtetuese është funksionale. Besoj gjithashtu se brenda 2023-shit edhe Gjykata e Lartë do të jetë plotësuar me të gjithë gjyqtarët. Ka kaluar mjaft kohë, duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit. Duhet të gjejmë një mënyrë. E di që populli shqiptar, sikurse SHBA dhe populli amerikan pret gjykata të plotësuar me gjyqtarë, të trajnuar, të paanshëm, dhe të gatshëm të japin drejtësi”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy