
Sipas juristit Redon Meksi, sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më i pranueshëm do të jetë rezultati i zgjedhjeve. Ai e komentoi në studion e lajmeve të MCN, votimin masiv si një votë kundër:
“Duke qenë pjesëmarrje e lartë do të pranohet rezultati. Do legjitimohen zgjedhjet. Votimi masiv më duket si një votë kundër”.
Kur pritet që të dalë rezultati i zgjedhjeve?
Sipas KQZ-së, nesër në orën 18:00. Do shohim si do vazhdojnë 3-4 orët e para, do fillojë numërimi në kohë etj.
Lexo edhe:
Juristi Meksi: Ka pasur dy shkelje të Kodit Penal para zgjedhjeve!



