
Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Angoni ka votuar sot në Shkodër.
Angoni është shprehur se deri më tani procesi zgjedhor po vijon pa probleme si dhe i bën thirrje qytetarëve shqiptare që t’i drejtohen kutive të votimit.
Ne po bëjmë të pamundurën që qendrat e votimit të hapen, megjithë kushtet e vështira të motit. Them është herët për të dhënë konkluzionin e pjesëmarrjes, dëshiroj që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe, që secili të votojë për atë që dëshiron, është një e drejtë kushtetuese që duhet ta realizoj çdo qytetar .Mendoj se ora e ndryshimit ka ardhur, unë i kam marrë mesazhet e mbështetjes së tyre.



