
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar homologun e tij, në Kosovë,Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e parakohshme, duke e cilësuar atë si një fitore domethënëse dhe të konfirmuar nga vullneti i qytetarëve.
Në një postim në rrjete sociale, Rama shprehet se uron që mandati i ri i Kurtit dhe i partisë së tij të shndërrohet në sukses dhe mbarësi për Kosovën, si dhe në forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin dhe për partinë e tij të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona.



