
Kreu i Grupit Parlamentar socialist në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim me delegacionin e Komisionit për Legjislacionin, Mandate, Imunitete, Regulloren e Kuvendit dhe Mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës të kryesuar nga Adnan Rrustemi.
Në këtë takim, Balla ka theksuar nevojën e lartë për bashkëpunim mes grupeve parlamentare. Po ashtu, edhe mes deputetëve në komisione që ushtrojnë funksione të ngjashme.
E gjithë kjo, në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, i cili prej vitesh tashmë është një premtim i pambajtur i Bashkimit Evropian, edhe pasi Kosova ka përmbushur kushtet, kërkon një adresim të shpejtë nga institucionet e BE-së”, ka shkruar Balla pas takimit.
Ligjvënësit e dy shteteve kanë paralajmëruar shtimin e bashkëpunimit mes vete, që me mbajtjen e mbledhjes së fundit mes dy qeverive, në Elbasan.



