Boçi: Rezultati i zgjedhjeve mbart elementë të kontestueshëm, e keqja është institucionalizuar

Boçi: Rezultati i zgjedhjeve mbart elementë të kontestueshëm, e keqja është institucionalizuar

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka reaguar pas rezultatit të shpallur pas numërimit elektronik, ku del fitues Gledian Llatja.

Boçi tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm. Ai shton se keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë, duke shtuar se nuk do të rreshtë së luftuari.

 

REAGIMI 

Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar.

Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.

Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite.

E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod.

Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy