
Kolegji Zgjedhor do të nisë sot shqyrtimin e ankimimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit Gjykata e zgjedhjeve gjykon sot ankimimin e parë të bërë nga Partia Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.
PD, LSI dhe Kandidati i pavarur Kreshnik Merxhani, ankimuan vendimin e KAS për këtë qark në Kolegj, pasi sipas tyre zgjedhjet u shoqëruan me shkelje që çojnë në pavlefshmëri të tyre, ndaj duhet të ripërsëriten.
Trupa prej 5 anëtarësh në Kolegjin Zgjedhor do të shqyrtojnë çështjen mbi faktet e depozituara nga Partia Demokratike. Kolegjit Zgjedhor i është kërkuar që të marrin informacion edhe nga institucionet shtetërore për pretendimet e PD-së për numrin e punësimeve, lejet e legalizimeve etj.
Sakaq, ditën e sotme Partia Demokratike pritet që të depozitojë ankimimin edhe për qarkun e Durrësit dhe të Shkodrës, ku do të kërkojë paligjshmërinë e zgjedhjeve.



