
I ftuar në emisionin e sotëm në “Të Pa ekspozuarit” të Ylli Rakipit, në MCN TV, gazetari Ilir Babaramo, gjykoi se të dy kongreset do të jenë një luftë për ekzistencë.
Sipas Babaramos, në dy kuvendet përkatëse, Lulzim Basha dhe Sali Berisha do të ngarendin të përjashtojnë njëri-tjetrin nga partia.
“Më 11 dhjetor, Berisha, do të përjashtoj Bashën , më 18 dhjetor, Basha do të përjashtoj Berishën, dhe njerëzve pak u intereson si një grindje brenda llojit edhe kur përplasen me PS,. Shteti ka rënë komplet,
Kjo është një luftë kush do të jetë kapo banda e njerëzve që do të përballet me bandën tjetër.
Babaramo, bëri krahasim me Kuvendin Kombëtar të LDK-së para 15 vitesh i cili përfundoi i ndarë me përleshje mes dy grupeve të ndara brenda partisë.
“Do jetë si kongresi i LDK-së, si kongresi i karrigeve, e zgjidhen ata në atë kongres para 15 vitesh, me karrige, kush kishte trimat më të mëdhenj doli fitues”.



