Kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale gjatë seancës dëgjimore me kryebashkiakët, kërkoi më shumë autonomi për bashkitë.
Ajo deklaroi se reforma territoriale iu ka shërbyer më shumë qytetarëve, si për ata që jetojnë në qendër dhe ata që jetojnë në fshatin më të largët.
Gjatë këtij dhjetëvjeçari që ka funksionuar bashkia e madhe, ka bërë që të jetë një bashki më e fortë ekonomikisht, çka ka sjellë më shumë shërbime por dhe më shumë investime për qytetarët.
Bashkitë duhet të jenë më shumë autonome, si nga ana e funksioneve dhe nga ana financiare, pasi shërbimi ndaj qytetarëve do jetë më i mirë.



