Mesazhi i moderatores Ori Nebijaj që nga sot do flasë për politikë!

Mesazhi i moderatores Ori Nebijaj që nga sot do flasë për politikë!

Oriela Nebijaj është në listën e PD-së për kandidate në Tiranë, e renditur e 18-ta. Pak orë para çeljes së fushatës politike me një postim në rrjetet sociale, moderatorja e njohur me shkurtimin Ori, tregon arsyen që pranoi propozimin për të kandiduar dhe i bën një thirrje adoleshentëve që votojnë këtë vit për herë të parë.

Postimi i plotë:

Koha për POLITIKE.

Kur thirrja e familjes politike për të dhënë kontribut vjen kaq e fortë veç vlerësimit, ndjen edhe përgjegjësinë për të reflektuar frymën e ndryshimit për të cilën të gjithë sot kanë nevojë. Kam pranuar besimin e dhënë nga Lulzim Basha për të qenë pjesë e ekipit të tij politik për Tiranën dhe do të jap maksimumin tim. Sepse unë vërtet besoj tek ndryshimi. Koha ka ardhur. Dua të takoj sa më shumë nga ju. Të rinj! Vajza! Gra! Nëna! Gjyshër! Profesionistë apo të papunë! Dua të flas me ju, ashtu siç kam folur gjithmonë, thjeshtë! Me ju do të jem gjithmonë Ori!

Vendimi për të kandiduar në Tiranë u bë më i veçantë me numrin rendor që unë do të kem në listën e kandidatëve. 18. Ndaj ftesa e parë dhe më e sinqerta është për të gjithë 18 vjeçarët që në këto zgjedhje votojnë për herë të parë. Zhgënjimi dhe mosbesimi që keni për politikën nuk duhet t'ju mbajë larg kutisë së votimit. Demokracia nuk do të jetë e plotë pa kontributin tuaj, nuk do të jetë përfshirëse pa ushtrimin e të drejtës tuaj për të votuar.

Për mua, do të ishte privilegj të përfaqësoja gjeneratën e re në jetën politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy