Fikja e mikrofonit ndaj Sali Berishës momentin kur ky i fundit po fliste nga foltorja, bëri që Flamur Noka dhe Albana Vokshi të ndërhyjnë nga vendi duke kërkuar që minutat e tyre t’i shtohen ish-kryeministrit. Mirëpo ky pretendim nuk është pranuar nga drejtuesja e seancës në Kuvend, Ermonela Felaj. Kjo ka bërë që situata të tensionohej, ku Noka ka shkuar afër foltores ku qëndronte Berisha, duke iu drejtuar Felajt se nuk po respektonte rregulloren.
Menjëherë ka ndërhyrë garda, ndërsa ajo i ka kujtuar procedurën duke i thënë se koha ka përfunduar.
“Nuk kam ndërmend të lejoj fjalë mbi atë që parashikon rregullorja, zoti Noka ju tërheq vëmendjen për gjuhën e papërshtatshme ndaj kryetares së Kuvendit, zini vend e mos flisni pa radhë, uluni…”, u shpreh Felaj.



