Kreu i PD-së Basha i përgjigjet kryeministrit Rama: Sabotoi KLP, na fton të shkelim Kushtetutën

Kreu i PD-së Basha i përgjigjet kryeministrit Rama: Sabotoi KLP, na fton të shkelim Kushtetutën

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm ka futur në një krizë të re politikën. Pas ftesës së kreyeministrit Rama për një dialog me opozitën për gjetjen e konsesusit për caktimin e kryeprokurorit të përkohshëm, ka ardhur edhe reagimi i kreut të opozitës. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Basha paralajmëroi se nëse do të shkelet Kushtetuta, Rama do të përballet me përgjigjen më të fuqishme nga opozita.

"Skema është e qartë, Edi Rama ia ka dalë të sabotojë procesin e ngritjes së KLP-së, dhe tani na fton të shkelim Kushtetutën. Kjo është e papranueshme. Nuk ka dhe nuk mund të ketë bashkëpunim nga PD me një keqbërës që do të shkelë kushtetutën. Thirrja ime e vetme ndaj Ramës është të zbatojë Kushtetutën sepse e ka për detyrë. Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me kushtetutën për të futur në dorë Prokurorin e Përgjithshëm, do të përballet me përgjigjen më të fuqishme nga opozita”, theksoi kreu i opozitës.

Më tej Basha hodhi akuza të rëndë në drejtim të kryeministrit Rama, ku tha se do të emërojë një prokuror vetëm me votat e maxhorancës për të mbrojtur paratë e pista të drogës.

Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5 dhe nuk mund të zgjidhet pa vetting. Pse 1 vit e gjysmë pas Reformës në Drejtësi, Rama do të emërojë një prokuror vetëm me votat e maxhorancës, për të mbrojtur paratë e pista të drogës, për të mbyllur dosjet e krimit, Tahirit, Habiljave, Balilajve, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Vasgjush Dakos. Me ligjin që vetëm Rama ka caktuar ky prokuror ka fuqi të transferojë apo pezullojë prokurorët”, tha Basha.

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy