Rama: Ilir Meta si President është një turp kombëtar

Rama: Ilir Meta si President është një turp kombëtar

Pas deklaratave të bëra nga Presidenti Ilir Meta, në konferencë për mediat ka dalë edhe Kryeministri Edi Rama. Sipas këtij të fundit, Presidenti është një turp kombëtar.

Gjithashtu, Rama ka thënë se nuk i intereson se çfarë do të bëjë Meta pasi të lërë mandatin e presidentit.

Përsa i përket atij që e quani presidenti Meta, Gjykata Kushtetuese ka rënë dakord me paralementin që Meta ka shkelur Kushtetutën, shkeljet e Metës na qenka të lehta, dua të them se Meta si president është një turp kombëtar dhe se çfarë do të bëjë kur të ikë nga presidenca nuk më intereson fare. Ai mund të bëjë çfarë të dojë. Nga ana tjetër më intereson që kjo kohë e Metës në atë zyrë të mbarojë sa më shpejt që ky turp t’i shkojë të kaluarës”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje SPAK që të veprojë. Sipas tij, SPAK nuk duhet të presë 30 vite për të bërë goditje për një “post mortum”.

Nuk duhet të presim edhe 30 vite për goditje ‘post mortum’. Janë gjallë, janë vërdallë, janë përballë, i kanë aty. Madje bëjnë karshillëk ndaj shqiptarëve dhe Amerikës. Nuk kanë faj derisa drejtësia e re merret me ‘arkat me peshk'”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy