Babai i autorit të vrasjes së dyfishtë në Shkodër, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Babai i autorit të vrasjes së dyfishtë në Shkodër, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepaj i akuzuar për vrasjen e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe, ka bërë rekurs për masën e sigurisë “arrest me burg”, në Gjykatën e Lartë. Ky rekurs, vjen pasi Gjykata e Apelit në Shkodër e ka lënë në masë sigurie “Arrest në burg” për kultivim kanabisi.

Rrok Pepaj u arrestua si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit me djalin e tij, aty ku u gjetën edhe trupt e dy viktimave. Parcelat e mbjella me kanabis, policia dyshon se i përkasin shtetasit Danjel Pepaj i  cili ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër e la me masën e sigurisë “arrest me burg” Rrok Pepajn ndërsa të njëjtën masë sigurie dha edhe Gjykata e Apelit në Shkodër. Në sallën e gjyqit Pepaj ka mohuar se ai ka lidhje me kultivimin e kanabis sativa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy