Inxhinieri i IT Besmir Semanaj teksa ka komentuar lidhur me skandalin e daljes së të dhënave dhe pagave në Shqipëri hodhi dyshime se kjo çështje mund të lidhet edhe me paaftësinë e shtetit shqiptar për të ruajtur sigurinë, ndërsa shtoi se kjo mund të jetë një skemë e një koncensioni të shërbimeve teknologjike në formë PPP.
Mund të them se një pjesë e tenderave të IT te AKSHI janë tendera sekret, nga ana tjetër dimë se AKSHI ka një buxhet të frikshëm sa i përket investimeve në dixhitalizim. Por ajo që kam dëgjuar dhe nga një miku im teksa po diskutonim ishte se ajo që po flitej aktualisht ishte se qeveria shqiptare do të japë në formë PPP shërbimet informatike.
Kjo tregon qartë se shteti shqiptar nuk është i aftë ti siguroj sigurinë dhe mund të kemi përgatitje skeme për një koncesion të shërbimeve teknologjike në Shqipëri, kjo flitet në rrjetin e IT dhe ky është një informacion që miqtë e mi që janë më afër gjërave e dyshojnë por se sa e vërtetë është nuk e di, por nëse kjo gjë bëhet pas 1 apo 2 viteve dihet se kjo dalja e dhënave sot po i shërben asaj gjëje.



