Krasniqi takon Ramën: Nevoja për një dinamike të re politike Kosovë-Shqipëri

Krasniqi takon Ramën: Nevoja për një dinamike të re politike Kosovë-Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

PDK njofton se në këtë takim është diskutuar për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve.

Krasniqi takimin me të parin e ekzekutivit shqiptar e ka cilësuar më shumi si miqësore e vëllazërore sesa zyrtare.

“Me Kryeministrin Rama diskutuam për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe pët thellimin e bashkëpunimit tonë institucional”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social.

Sipas Krasniqit me kryeqeveritarin Rama kanë diskutuar edhe për rolin dhe faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe për procesin e integrimit euro-atlantik të të dy shteteve.

“Kosova dhe Shqipëria janë me fat që kanë mbështetjen e pakushtëzuar të njëra-tjetrës, në rrugën përpara drejt zhvillimit dhe integrimit”, ka shtuar ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy