Aleatet e PD kanë shkuar sot në selinë blu, një ditë para afatit zyrtar për dorëzimin në KQZ të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Në selinë e PD kanë qenë sot kreu i PR Fatmir Mediu dhe ai i PAA-së Agron Duka.

PR dhe PAA pritet të kenë nga një kandidat për deputet në listat e sigurta të Tiranës dhe Durrësit.

Në dyert e selisë blu është parë edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule, i cili do të kandidojë gjithashtu në listat e mbyllura.

Ndërkaq, Presidenti i PL Ilir Meta do të jetë kandidat për deputetë në Tiranë në listën e hapur.

Në total në siglën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të jenë PD dhe 25 parti të tjera.