Kim: Duhet ti themi mjaft korrupsionit, Shqipëria duhet të jetë aleate e jona

Kim: Duhet ti themi mjaft korrupsionit, Shqipëria duhet të jetë aleate e jona

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë, teksa ishte e ftuar në konferencën kombëtare për Antikorrupsionin.

Ajo tha se lufta kundër korrupsionit duhet luftuar sepse në të kundërt nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk e mbron demokracinë. Sipas saj, Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj korrupsioni duhet luftuar çdo ditë.

Lufta kundër korrupsionit nga përvoja jonë është ajo për të cilën flasim, flasim jo se nuk kemi korrupsion, flasim për të se ne kemi përjetuar në vetë historinë tonë se çdo të thotë kur nuk e lufton korrupsionin, kur nuk e mbron demokracinë. Të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë, duhet të bëjmë bashkë forcat në këtë çast për të thënë mjaft me korrupsionin, për të thënë se duhet të mbrojmë demokracinë, për të thënë se Shqipëria mund të jetë më e fortë.

Ne duam që Shqipëria të jetë përherë e më tepër një partner dhe jo një problem, ju duhet ta udhëhiqni luftën, shpesh flasim për rolin e SHBA dhe dëgjoj, “vetëm ju mund ta bëni”, por unë them që “ju duhet ta bëni”, SHBA si miq tuaj do të jenë me ju, në çdo hap të udhës dhe në çdo hap të rrugës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy