Shkodranët letër ambasadave: Nuk e duam Valdrin Pjetrin kryebashkiak, është nën akuzë

Shkodranët letër ambasadave: Nuk e duam Valdrin Pjetrin kryebashkiak, është nën akuzë

Qindra qytetarë shkodranë kanë nënshkruar një letër të cilën u kanë adresuar ambasadave kryesore në Shqipëri.

Në letrën drejtuar Ambasadës së SHBA, delegacionit të BE-së, ambasadës së Italisë dhe ambasadave të tjera, qytetarët i kërkojnë diplomatëve që të mos e lejojnë konstituimin e Valdrin Pjetrit si kryebashkiak, pasi ai është vënë nën akuzë për vepra penale në Itali.

Gjithashtu ata shprehen se janë vetëm 6 për qind e shkodranëve që kanë dalë dhe e kanë votuar, ndërsa 94 e qytetarëve nuk kanë marrë pjesë dhe nuk e kanë votuar Pjetrin si kryebashkiak.

Qytetarët shkodranë kërkojnë ndalimin e konstituimit të Valdrin Pjetrit si kryebashkiak deri në përgjigjen që do të mbërrijë nga Italia, pas akuzave ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy