Kryeminstri Rama ka postuar sërish disa fotografi të stadiumit të Shkodrës “Loro Borici”, duke bërë krahasimin si ka qenë dhe si është bërë.
Kreu i qeverisë ka shkruar sërish duke treguar me foto ndryshimin e madh që i është bërë stadiumit të Shkodrës. “Për të freskuar kujtesën e disave që e kanë harruar (ose bëjnë sikur e kanë harruar) si ishte stadiumi i Shkodrës vetëm 20 muaj më parë, ja pamja e mëparshme e tribunës qendrore dhe disa pamje të tjera që flasin vetë, për ku ishte katandisur e si ka rilindur "Loro Boriçi”. Dhe sa për ngjyrat e sediljeve që na paskan shqetësuar disa atdhetarë se u duken si ngjyrat e flamujve të huaj, u bëjmë me dije se janë ngjyrat e Vllaznisë së Shkodrës.” - shkruan Rama.
Stadiumi “Loro Borici” ka marrë formën e duhur dhe do të jetë gati për sfidën miqësore të 31 gushtit mes Shqipërisë dhe Marokut.



