Meta: Lavdi përjetë Dëshmorëve të 2 Prillit, sakrifica e tyre na udhëheq gjithmonë

Meta: Lavdi përjetë Dëshmorëve të 2 Prillit, sakrifica e tyre na udhëheq gjithmonë

Masakrën e 2 Prillit të 1991 dhe rënien e 4 martirëve të demokracisë e ka kujtuar ditën e sotme edhe presidenti Ilir Meta duke shprehur nderim për ta.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se sakrifica e tyre sublime dhe e Shkodrës anti-komuniste na udhëheq gjithmonë në betejat për mbrojtjen e pluralizmit politik.

Sipas tij Shkodra ka qenë dhe do të jetë frymëzimi i përpjekjeve për Liri dhe Demokraci.

Nderojmë sot me përulje kujtimin e paharruar të katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht, më 2 prill 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira. Sakrifica e tyre sublime dhe e Shkodrës anti-komuniste na udhëheq gjithmonë në betejat për mbrojtjen e pluralizmit politik, të votës së lirë e të barabartë dhe të dinjitetit njerëzor të çdo qytetari, për të rivendosur vendin plotësisht në shinat e demokracisë dhe garantuar të ardhmen europiane të Shqipërisë. Shkodra ka qenë dhe do të jetë frymëzimi i përpjekjeve për Liri dhe Demokraci! Lavdi përjetë Dëshmorëve të 2 Prillit! Liri, demokraci dhe dinjitet kombëtar!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy