PS nis fushatën në Tiranë, Manastirliu dhe Balluku takime me shtabet

PS nis fushatën në Tiranë, Manastirliu dhe Balluku takime me shtabet

Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet vendore të 9 Nëntorit, me synimin e qartë për të fituar besimin e qytetarëve të Tiranës dhe për të çuar përpara vizionin Tirana2030 për  Shqipëria2030.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, së bashku me drejtuesen politike të fushatës, Belinda Balluku, kanë zhvilluar një sërë takimesh maratonë me shtabet drejtuese të njësive administrative të kryeqytetit. Qëllimi është rienergjizimi i strukturave dhe organizimi i fushatës mbi baza të forta bashkëpunimi.

Gjatë prezantimeve, u theksua se Tirana është lokomotiva e zhvillimit kombëtar, prandaj fitorja e saj më 9 nëntor është thelbësore për të përmbushur vizionin e një kryeqyteti europian, të denjë për qytetarët, dhe të lidhur ngushtë me projektin më të madh të Partisë Socialiste për një Shqipëri europiane deri në vitin 2030.

“Fushata jonë është një kontratë e re besimi me qytetarët tanë, për një Tiranë më moderne, më solidare dhe më europiane. Tirana2030 është pjesë e pandarë e vizionit për Shqipërinë 2030”, u shpreh kandidatja Ogerta Manastirliu.

Nga ana e saj, drejtuesja politike e fushatës, Belinda Balluku, theksoi rëndësinë e punës në terren dhe të mobilizimit të çdo strukture, duke siguruar se “ky proces do të garantojë një fushatë të organizuar, gjithëpërfshirëse dhe fituese”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy