
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha do të zhvillojnë një mbledhje së bashku me grupin Parlamentar të PD-së, pranë Kryesisë së Kuvendit.
Vlen për t'u theksuar se takimi vjen një ditë pasi Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare e përjashtoi nga partia Gazment Bardhin.
Në arsyetimin e përjashtimit thuhej se ai “ka bashkëpunuar me individë të sanksionuar si non grata, kundër PD”.
“Sot, në ora 13:00, në Kryesinë e Kuvendit zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas mbledhjes kryetari i PD, Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi do të japin një prononcim për mediat”, shkruhet në njoftimin e sotëm.



