PDK çon në Kushtetuese vendimin e Kurtit për energjinë e serbëve të veriut

PDK çon në Kushtetuese vendimin e Kurtit për energjinë e serbëve të veriut

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë Kurti për 11 milionë eurot e ndara për energjinë elektrike të shpenzuar në veri të vendit.

Deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ky vendim i Kuvendit, i mbështetur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe ka dëmtuar rëndë buxhetin e Kosovës.

“Kjo përbën shkelje kushtetuese për shkak të trajtimit të pabarabartë të qytetarëve para ligjit. Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet duhet të jenë të barabarta dhe të zbatueshme sikur për qytetarët e jugut ashtu edhe për ata të veriut. Presim që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë në merita këtë rast dhe brenda afatit ligjor t’i japë të drejtë kësaj kërkese dhe ta shfuqizojë vendimin e Kuvendit”, ka thënë Deliu.

Ajo ka rikujtuar që edhe Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Albin Kurti para 1 viti kishte paguar 10 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri.

“Pra, brenda një periudhe 1 vjeçare qeveria e Albin Kurtit i ndau 21 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri të vendit nga qytetarët dhe bizneset atje. Me këto 21 milionë euro, Qeveria ka mundur të blejë vaksinat anti covid për të gjithë qytetarët e Kosovës e jo t’i mbyllë sytë para katstrofës pandemike që ndodhet vendi.”, ka theksuar ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy