KQZ-ja zëvendëson 13 deputetë të cilët pranuan të jenë pjesë e qeverisë Kurti 2

KQZ-ja zëvendëson 13 deputetë të cilët pranuan të jenë pjesë e qeverisë Kurti 2

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar sot 13 rekomandimet për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm e që kanë marrë poste në Qeveri.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, këta janë deputetët e rinj që do të zëvendësojnë ministrat në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, përveç Shemsedin Dreshajt të AAK-së, të cilit ia lëshoi karrigen e deputetit Daut Haradinaj.

Lista e plotë:

AAK: Daut Haradinaj – Shemsedin Dreshaj.

LVV: Donika Gërvalla Schëarz – Shqipe Isufi.

Arben Vitija – Enver Haliti

Hekuran Murati – Mirsad Shkreta

Faton Peci – Gramos Agusholli

Liburn Aliu – Alban Bajrami

Arbërije Nagavci – Yllza Hoti

Hajrullah Çeku – Jahja Kokaj

Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi

Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi

KDTP: Fikrim Damka – Enis Kervan

IRDK: Elbert Krasniqi – Fridon Lala

NDS: Emilija Redžepi – Samra Ilijaz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka se seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës do të thirret pas zëvendësimit të të gjithë deputetëve për parlamentin e ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy