Tensionet në Kuvend, Balla: Është një skenar i opozitës që do të vijojë deri në 15 qershor

Tensionet në Kuvend, Balla: Është një skenar i opozitës që do të vijojë deri në 15 qershor

"Seancat e tensionuara të Kuvendit do të vijojnë deri në 15 qershor, pasi ky është skenari i opozitës." Kjo ishte deklaratat e kryut të grupit parlametar socialist, Taulant Balla, i cili theksoi se seanca degradoi për shkak të urdhrit politik të Lulzim Bashës duke ironizuar kreun demokrat se ende nuk ka mësuar se si është rregullorja si deputet i ri që është.

“Seanca degradoi për shkak të urdhrit politik të Lulzim Bashës që herë pas herë e shpërdoron kryertarin e grupit të vet të cilit i kërkoi të ndryshonte rendin e ditës së seancës edhe pse kur u miratua rendi i dites ne fillim u miratua me dakortësi të plotë. 30 min pasi u miratua Spaho kërkon fjalën për procedurë për një kërkesë që e bën qesharake se kishte depozituar kërkesë për interpelancë, në 8 shkrut do ketë një interpelancë për cështjen qe e shqetesonte zotin Spaho. Një gjë është e qartë kemi një strategji të pakuptimtë te PD dhe të shtojcës LSI që duan që Kuvendi të jetë i bllokuar, keni për ta parë nga sot deri në 15 qershor kur është vendimi përfundimtar për hapjen e negociatave. Nga shtatori i 2017, Kuvendi parlamentar ka hyrë në shinat e respektimit të rregullores”, tha Balla.

Ndërkohë në lidhje me votimin për aeroportin e Vlorës, Balla tha se ai do të jetë një aerorport që do të presë fluksin e madh të fluturimeve, dhe do të jetë edhe më lirë nga aeroporti i Rinasi. 

"Me uljen drastike të çmimeve, do kemi më shumë fluturime. Vjen investitori më i madh në Europë, dhe vjen të investojë në Shqipëri, dhe del një grupim aty që janë kundër, dhe del njëri që ka probleme të tjera dhe thotë që është aeroporti i Habilajve", tha kreu i grupit parlamentar gjatë intervistës për "ERTV". 

Balla komentoi edhe rrëzimin e listave të KLGJ e KLP që nuk morën votat, duke theksuat se opozita do të sillet në të njëjtën mënyrë pasi nuk e do Reformën në Drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy