Lala: Veliaj nuk ka asnjë argument, e vetmja alternativë i ka mbetur të hedhë akuza ndaj prokurorit Dado

Lala: Veliaj nuk ka asnjë argument, e vetmja alternativë i ka mbetur të hedhë akuza ndaj prokurorit Dado

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke folur për dosjen Veliaj dhe linçimin e prokurorit Ols Dado nga kryebashkiaku, u shpreh se Veliaj duket se nuk ka asnjë argument të fortë.

Sipas saj, e vetmja alternativë që i ka mbetur është të kërcënojë dhe hedhë akuza ndaj prokurorit Dado.

Veliaj pretendon se është linçuar dhe jemi marrë me të brendshmet e gruas së tij, kjo nuk është e vërtetë, ne kemi folur për dyshime për një skemë korrupsioni, që Veliaj ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi për biznesmenët dhe ata kanë kaluar para ose favore nëpërmjet kompanive të Ajola Xoxës. 

Zoti Veliaj, duke mos patur asnjë argument me sa kuptoj, e vetmja alternativë që i ka mbetur është të kërcënojë dhe hedhë akuza ndaj prokurorit të çështjes, njërit prej tyre, sepse me Dumanin nuk e ka bërë. Kjo është strategjia më e gabuar. Të gjithë ata që janë para drejtësisë dhe janë të dëshpëruar, nuk kanë argument për t’u mbrojtur, linçojnë gjyqtarët dhe prokurorët. 

Nëse do të kishte Veliaj prova që kompromentojë Ols Dadon ti çonte në gjykatë, por i kanë mbetur vetëm fjalët “violinist i dështuar” e me rradhë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy