Një ditë pas protestës/ Kello: Bardhi dhe Noka dhanë mesazhin se krisjes në PD i është dhënë fund

Një ditë pas protestës/ Kello: Bardhi dhe Noka dhanë mesazhin se krisjes në PD i është dhënë fund

Gazetari Andon Kello në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live tha se aleatët e PD-së ishin të pranishëm në protestën e zhvilluar pasditen e djeshme.

Kello tregoi se i vetmi prej aleatëve që nuk mori pjesë ishte Dashamir Shehi, ndërkohë që ishte bërë e ditur që para nisjes së protestës Meta dhe Kryemadhi ishin jashtë shtetit për çështje pune.

Nga aleatët ishin të pranishëm Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka, pavarësisht se nuk mbajtën fjalime. Kryetarja e PD-së në Himarë foli në podium. Edhe PR kishte një përfaqësuese. Kishte dhe përfaqësues të PL, Erisa Xhino mbajti fjalën. Meta dhe Kryemadhi nuk morën pjesë se ishin jashtë Shqipërisë. Meta ishte në Kajro në funksion të një konference.

Në protestë nuk ishte i pranishëm Shehi, i cili është distancuar nga aksioni opozitar dhe mbledhjet e përbashkëta.

Berisha prezantoi një program, por e ka përsëritur prej rikthimit, është më tepër pjesë e ligjëratës së tij.

Po ashtu Kello tha se Gazment Bardhi dhe Flamur Noka dhanë mesazhin se krisjes në PD i është dhënë fund.

Bardhi dhe Noka po bashkëdrejtojnë selinë blu, kanë thënë që do të vijojnë takimet në bazë. Do të vijojnë turet, jo vetëm për vijimin e aksionit, por për një fushatë që do të fillojë që tani dhe do të zgjasë një vit, për të hyrë në fushatën e vërtetë. Dhanë mesazhe se krisjes i është dhënë fund.

Grupi i Bardhit dhe Rithemelimit nuk e llogarit më Bashën.

Shumica e protestuesve ishin militantë. Shumica prej tyre ishin demokratë, ishin strukturuar, janë pjesëmarrës të përhershëm në protestat e opozitës.

Ka pasur pensionistë, qytetarë të Himarës, që merrnin pjesë për herë të parë në protestat e opozitës. Nuk kam parë as fermerë, as grupe biznesi.

PD ka çuar dy avokatë. Ivi Kao dhe Franc Nuri për t’u marrë me shoqërimin e 11 protestuesve, disa prej tyre janë ata që kanë hedhur molotovët. Nallbati dhe Korreshi kanë qenë të pranishëm në komisariat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy