Demokrati Flamur Noka i është bashkuar banorëve të ‘5 majit’ dhe atyre të Laprakës të cilët po protestojnë para Kuvendit për prishjen e banesave të tyre.
Në një prononcim për mediat Noka deklaroi se këta banorë janë dhunuar dhe keqtrajtuar nga kjo qeveri, ndërsa tha se këta qytetarë kërkojnë vetëm, gjysmën e trajtimit që Rama ju bëri afganëve të Sorosit.
Ndër të tjera ai shtoi se të gjitha këto po nxjerrin hapur bashkëpunim mes Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Bravës.
Dhimbja e tyre është shumë e madhe. Sot këta qytetarë janë dhunuar, janë shkelur me këmbë janë poshtëruar janë nxjerrë në rrugë janë trajtuar jo si njerëz, por edhe më keq se kafshët nga qeveria e pashpirt, shpirtziut Edi Rama dhe vemjes së tij Erion Veliaj. Këta qytetarë nuk kanë kërkuar asgjë më shumë vetëm pronën e tyre, duan të trajtohen si njerëz dhe të mos hidhen në rrugë. Të paktën gjysmën e trajtimit që u bëri Rama afganëve të Soros aq kërkojnë qytetarët që janë hedhur në rrugë në këtë dimër të acartë. Ajo që po shohim banorët e Laprakës dhe 5 majit po ju bëjmë me dije ju se është fakti se në të gjitha këto projekte po del hapur në dritën e diellit se ka një bashkëpunim mes Edi Ramës, Erion Veliaj dhe Lulzim Bravës.
Kishte dilema kur u mbyll çështja e unazës, koha vërtetoi se për kokën e Klevis Balliut ai të digjej nga deputetlliku që ai të mos ishte më deputet dhe ka pasur shumë akuza se pas kësaj tradhtie ishte Lul Brava me pazaret e tij dhe tani pas kësaj masakre që po bëhet është çdo gjë evidente. Rama dhe Veliaj prishin dhe shkatërrojnë, njerëzit në rrugë, banorët e këtyre zonave sepse pas kësaj është Basha me kapllanët e tij dhe alibeajt. Bashkëqeverisja nuk ka brirë. Jemi këtu për tu thënë se PD dhe grupi i rithemelimit që do e mbrojnë këtë kauzë. Vokshi ka paraqitur kërkesë për interpelancë për çështjen tuaj. Ne do ju mbrojmë ju dhe çdo kauzë të drejtë të qytetarëve të këtij vendi.



