Alibeaj: Jo President nga dhomat e errëta! Të mos rendim pas emrave, pa përcaktuar kriteret

Alibeaj: Jo President nga dhomat e errëta! Të mos rendim pas emrave, pa përcaktuar kriteret

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili refuzoi të shkojë në takim me përfaqësuesin socialist Taulant Balla, për zgjedhjen e Presidentit të ri, kërkon që të respektohen kriteret.

Duke folur për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ai kërkoi që Presidenti të jetë anti-komunist, të mos ketë lidhje me anëtarët e presiudumit të periudhës së komunizmit.

Sipas tij, ajo që ka rëndësi është procedura, ku tha se opozita duhet të propozojë në mënyrë që të mos shndërrohet në “buzëkuq” të mazhorancës.

Nuk do t’ia bëjmë këtë shqiptarëve dhe pres publikisht nga përfaqësuesit e mazhorancës të ketë qëndrimin e tyre. Ne presim reagimin e tyre dhe më pas do kemi reagimin tonë.

Duhet të krijojmë një proces, nuk jemi për të pasur proces në dhoma të errëta, pasi nuk kanë rezultuar të mira për shqiptarët kur i kemi pasur. E kemi detyrim ndaj shqiptarëve!

Presidenti është i shqiptarëve dhe jo i dhomave të errëta. Nuk do të ishte e udhës që të mos vrapojmë pas emrave pa vendosur kriteret që profilizojnë figurën e Presidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy