Meta: Keqqeverisja e Ramës detyron të rinjtë të largohen me gomone në Britani

Meta: Keqqeverisja e Ramës detyron të rinjtë të largohen me gomone në Britani

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për emigrimin e shqiptarëve, ku ka bërë përgjegjësi kryesor për largimin e shqiptarëve Edi Ramën.

Teksa ka publikuar shifrat e kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC), Meta shkruan se 53% e fuqisë punëtore është në kërkim të një mundësie më të mirë jashtë Shqipërisë, ndërsa 25% janë gati të ikin brenda vitit.

Sipas Metës, keqqeverisja e Ramës i detyron shqiptarët të marrin gomonen duke u larguar përmes kanalit të La Mansh drejt Britanisë së Madhe.

Një tjetër raport i besueshëm konfirmon të vërtetën e vetme, që shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është autori dhe përgjegjësi kryesor i vrasjes së shpresës së tyre, armiku i lirive, i demokracisë dhe shtetit ligjor. Të dhënat e publikuara së fundmi nga kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) pohojnë se 53% e fuqisë punëtore në vend është në kërkim për jetë më të mirë jashtë Shqipërisë dhe se 25% e tyre janë gati të ikin brenda vitit. Shkak kryesor sipas vetë të anketuarve është keqqeverisja dhe vrasja e shpresës nga “Rilindja”. Është kjo arsyeja, konfliktet dhe përjashtimet e thella sociale, që po i detyrojnë shqiptarët të rrezikojnë edhe jetën e tyre duke kaluar La Manshin me gomone dhe aspak propaganda e gënjeshtërt e Edi Ramës se shqiptarët po ikin sepse sipas tij kjo ju pëlqen. Ndaj nesër zëri i zemërimit mbarëpopullor do të buçasë në sheshet e Tiranës që Edi Rama ta dëgjojë qartë se ora e llogaridhënies për të po afron

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy