Takimet që zhvillon kryeministri Edi Rama në prag të fushatës elektorale, në qytete të ndryshme të vendit, duket se nuk janë pritur mirë nga disa qytetar, pasi në komentet e tyre në rrjetin social “Facebook”, ku kreu i qeverisë i pasqyron të gjitha takimet komentuesit i kujtojnë atij edhe hallet dhe problem.
Në një komet të radhës një qytetarë i shkruan se ka të drejtë për të gjitha çfarë thotë, por vetën në sistemin shëndetësor ia fut kot me ato që thotë. Tashmë të gjithë ne jemi të njohur me faktin se Rama nuk nguron pa u kthyer përgjigje shumicës së komenteve. Dhe këtij komenti nga ana e qytetarit kryeministri i është përgjigjur si më poshtë.
Komentuesi: Ke te drejt per te gjitha por per shendetesin ja fute kot. Te pakten per durresin esht bo si tregu com. Sdq per ps do votoj por kur ske te drejt ske vlla
Rama: Anesti, une nuk i’a fus kot hic dhe ti kalo njehere ne QSUT qe ta shikosh a i’a fus kot a plot dhe po pertove beje pak krahasimin e Spitalit te Durresit para 44 muajsh kur shkonin njerezit me carcafe e me batanije me vete me ate qe eshte sot, qe te kuptosh qe s’ia fus kot edhe pse shume dakord me ty qe ka ende shume me teper per te bere

Replikat me qytetarët:
Qytetari: Vec ti na ndrysho ne…asgje ske bo per veriun..rruga Burrel-Klos skandal edhe traktorit i kputen zinxhiret….jemi msu me fjal tbukra po bo noj gjo per Matin
Rama: Po Jusuf, ne 44 muaj do i beja te gjitha me shkop magjik! Edhe te laja borxhet sa nje mal te Saliut; edhe te nxirrja OSSHE nga gropa e thelle qe thithte 150 milione ne vit nga arka e shtetit; edhe te rrisja rrogat e Policise per ta paguar njesoj sa rajoni; edhe te beja zero taksen e biznesin te vogel; edhe te ulja taksat mbi te ardhurat e 97% te shqiptareve; edhe te kaloja 100 milione dollare nga arka e shtetit ne arken e familjeve per rritje rrogash e pensionesh; edhe te nisja rindertimin e qyteteve te braktisura komplet ne balte e gropa; edhe… edhe… edhe… Dhe me thua s’ke bere edhe rrugen qe s’e preku kush me dore ne 40 vjet!!! Po jo mor mik, nuk kam shkop magjik dhe e di shume mire taksiratin e asaj rruge qe thua, por te fillojme njehere rrugen e Arberit per pak muaj e pastaj do merremi edhe me Klos-Burrelin patjeter, se ka radhen! Me radhe mik me radhe, neqoftese i ke thene ndonjehere punes miremengjes duhet ta kuptosh qe s’behet shteti sic e duam une e ti, per 44 muaj!….
Qytetari: Z kryeminister sic keni ber fasadat po ben dhe miting Cdo gje duket fallco Dhe me fallco dukeni dhe ju si politikan
Rama: Luan, syte e qenit tend nuk jane fallco, jane sy plot jete dhe emocion, ndersa ne syte e tu shoh perden e mllefit qe e verbon njeriun dhe familjen mos e perdor si justifikim per gjuhen e rruges qe perdor ketu, sepse akoma me turp nese je edhe prind e i shkruan ketu nje vajze me nje gjuhe qe qeni yt po ta dinte do te te braktiste ne varferine tende mendore
Qytetari: a shqiptare mor te shkrete. akoma nuk kuptoni si po tallen keta politikane te qelbur
Rama: O Samet, si lexues i gazetes 55 qe eshte nje burim i thelle kulture dhe dijesh, mos u merzit s’ke cfare ben, shqiptaret jane vertet te shkrete sepse nuk e lexojne gazeten 55,Lum ti dhe ai grusht burrash te menqur qe bashke me ty e ujisin trurin ne qezmen e Bahri Falliut, po kur je me fat je me fat dhe ky qe fati yt e i klubit bahrifallinjve, por s’qe e thene te jete fati i shqiptareve
Qytetari: Jau tha dje kongresmenti amerikan ne lezh se po votuat ps do shkoniperseri ne diktatur e mjerim me buk kallamoqi e blume me gjith boc
Rama: Hahahaha kongresmeni ne Lezhe thot Pashko, hajde Pashko hajde! Po mire voto PD ti Pashko se ishim mire shume kur qeveriste PD-ja dhe ata kane nje te mire qe na kthejne aty prape per 2 muaj
Qytetari: O injorant don ta marresh me rrena sikur e more keto kater vjet nuk te bason kush ma se populli don pun e buk jo hashash
Rama: Daut, t’i biesh fyellit eshte talent por s’do te thote qe po dite t’i biesh fyellit di te perdoresh edhe mendjen, prandaj te uroj fyelltari te mbare po te sugjeroj qe te flasesh sa me pak
Qytetari: Hahahhaha per ty Po per qytetaret e matit ska asgjo nga kto qe thua ti e sidomos shendetsia nga spital eshte ber ambulanc se ska asnje mjek
Rama: Qeshu Ylli qeshu se kur ishte mbi dy gishta Mati lulezonte dhe sherbimin shendetesor e kishte per t’u pasur zili
Qytetari: Oh sa gjynah te shkretet ua paskan lare trurin . brain ëashed. Kto plehera sdin as te flasin a ska ndonje moshe te re per deputet atje ti provojme njer po prap me kto plehra meremi
Rama: Ti Artur paske nje te folur sikur e beke gjumin ne kazan te plehrave dhe nuk i hiqke dot plehrat nga goja! Mbase eshte mire te provosh te lahesh me shpesh dhe te flesh pa jastek qe te mos te te ulet sasia e gjakut qe te furnizon trurin ngaqe te sperdridhet qafa. Provoji keto dy gjera te thjeshta dhe me siguri do ndjehesh me mire e do kesh gjuhe me higjenike
Qytetari: Zgjedha juaj si kandidate te Almira Zebitt xhembulles ka qene perfekte…nje keshilltare ekselente
Rama: Eshte Almira, jam shume i nderuar qe e kam njohur dhe e kemi ne skuader! Do jete nje zbulim i bukur per gjithe publikun shqiptar
Qytetari: Ke te drejt per te gjitha por per shendetesin ja fute kot. Te pakten per durresin esht bo si tregu com. Sdq per ps do votoj por kur ske te drejt ske vlla
Rama: Anesti, une nuk i’a fus kot hic dhe ti kalo njehere ne QSUT qe ta shikosh a i’a fus kot a plot dhe po pertove beje pak krahasimin e Spitalit te Durresit para 44 muajsh kur shkonin njerezit me carcafe e me batanije me vete me ate qe eshte sot, qe te kuptosh qe s’ia fus kot edhe pse shume dakord me ty qe ka ende shume me teper per te bere
Qytetari: turp o z. krieminister qe po mburresh me vetingun ,sa vende pune hape ,sa vepra rruge shkolla spitale bane , sa ua lehtesove jetesen popullit, si e ke shendetesine , si e ke rendin ,si i menaxhove taksat e shqipetareve, sa autostrada bane .etj etj. Me keto te takon te mburresh
Rama: Selaudin te marrsha te keqen, 220 mije vende pune ne sektorin jobujqesor, me letra jo me dokrra Shqupi; me shume kilometra rruge se sa Saliu (duke hequr rrugen e Kombit) sepse Saliu beri tenderat po rruget i la rrugeve; shendetesine shume me mire se cfare e gjeta para 44 muajsh; rendin s’po e diskutoj fare se i bie te te gjej ty kallauz per fshatin qe duket; autostradat thame te mbarojme njehere keto te Saliut pasi lame edhe malin e borxheve qe u kishte kompanive te rrugeve… Tani nje pyetje kam une: A je vizituar ndonjehere nga syte? Se veshet e kuptoj qe i ke te lidhur me tub ajri qe nga njeri te hyjne e nga tjetri te fryjne fjalet. Voto Lulin Selaudin se ai dembel per pune e ti dembel per te menduar, gjen tenxherja kapakun



