Kim për arrestimin e Tushes: Askush nuk është mbi ligjin

Kim për arrestimin e Tushes: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas operacionit masiv të zhvilluar në qytetin e Lushnjës nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Me anë të një statusi në median sociale Twitter, Yuri Kim shprehet se askush nuk është mbi ligjin.

“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion -pavarësisht sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha për të peshuar ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj.

Tani është koha për të gjykuar nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për t’u ndalur. Askush nuk është mbi ligjin”.

Sipas ambasadores tani është koha për të ndaluar.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni janë arrestuar disa persona, mes tyre dhe kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy