
Edhe sot ka dështuar për të katërtën herë radhazi që Kuvendi i Kosovës të zgjedh kryetarin dhe që deputetja Albulena Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare.
E propozuara e LVV-së për postin e kryeparlamentares, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet, siç po ndodh që gjashtë herë, “atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje”.

Haxhiu tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasi që nuk ka vullnet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Besoj që është shumë e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. VV tashmë e ka bërë të qartë qendrimin e saj.
Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike, që të flasim me to për datën e zgjedhjeve. Nëse ata refuzojnë që ta konstituojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës, atëherë është e qartë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
E pyetur nëse do të tërhiqej nga kandidatura për postin e kryeparlamentares pas dështimit për të katërtën herë sot, ajo tha se “Vetëvendosja e ka qëndrimin e qartë”.
Ndryshe, Albulena Haxhiu dështon për herë të katërt për tu zgjedhur kryeparlamentare me 57 vota kundër, 48 kundër dhe 3 abstenime.
Përfaqësuesit e LVV-së kanë instituar në kandidaturën e Haxhiut, duke thënë se nuk u takon partive të tjera ta përcaktojnë propozimin e LVV-së.



