Kundërshtimet ndaj reformës së re territoriale vijojnë të shtohen edhe nga radhët e Partisë Socialiste.
Pas disa drejtuesve vendorë që më herët kanë shprehur rezerva për shkrirjen e bashkive, zërave kundër u janë bashkuar edhe kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, dhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj.



